Dashi
Sot humori juaj ndryshon, pasi Dielli kalon në shenjën e Akrepit, duke e drejtuar energjinë tuaj në periudhën e ardhshme në financat tuaja, por edhe në ato mënyra për të transformuar plotësisht jetën tuaj! Trini i Venusit me Nyjen Veriore, tregon se sot sidomos lidhjet tuaja të dashurisë dalin në plan të parë. Në fakt, mënyra se si i perceptoni ato ndryshon plotësisht dhe koncepti i përkushtimit total merr përmasa më të mëdha. Në të njëjtën kohë, ndihma financiare nga palët e treta është diçka që vjen më lehtë. Diçka brenda jush ‘beson’ se meritoni më shumë.
Demi
Me kalimin e Diellit në Akrep ju hiqni dorë nga zakonet dhe detajet tuaja të thjeshta të përditshme dhe u jepni më shumë bazë marrëdhënieve tuaja. Në të njëjtën kohë, trini i Venusit me Nyjen e Veriut ju kujton se sa e rëndësishme është gjendja juaj psikologjike, për t’i menaxhuar ato në një mënyrë më të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Dita ju thërret t’i kushtoni vëmendje dinamikës së marrëdhënieve tuaja dhe të dëgjoni nevojat e njerëzve tuaj të veçant.
Binjaket
E mërkura përmirëson ndjeshëm psikikën tuaj me kalimin e Diellit në shenjën e Akrepit. Ju bën të shkëlqeni në jetën tuaj të përditshme dhe të gjeni kuptim në momentet e vogla. Në të njëjtën kohë, trini i Venusit me Nyjen e Veriut përqafon dhe mbështet dëshirën tuaj për t’u shoqëruar me personalitete që ju përmbushin. Edhe nëse nuk keni një person të tillë, ka mundësi që sot ta takoni.
Gaforrja
Ju jeni ambicioz me lidhje e Venusit me Nyjen e Veriut, por e kuptoni që suksesi pa kënaqësi personale është i pavlerë. Kështu, kalimi i Diellit në Akrep ju ndihmon të bëheni më kreativë dhe të angazhoheni për projekte ose partneritete. Njerëzit me të cilët vini në kontakt ju frymëzojnë për të arritur më shumë, ndërsa njerëzit tuaj tregojnë hapur dashurinë e tyre.
Luani
Me lidhjen e Venusit me Nyjen e Veriut, universi po ju jep bujarisht mundësi t’ju plotësohen dëshirat në dashurinë tuaj ose krijuar dhe treguar botës aspektet më të mira të vetes. Në të njëjtën kohë, nevoja juaj për stabilitet, ndjenjë dhe siguri ju bën kokëfortë për të stabilizuar gjithçka që keni arritur deri tani. Kalimi i sundimtarit tuaj Diellit në Akrep ju jep stabilitetin e shumëdëshiruar.
Virgjeresha
Dita e sotme ju fton t’i drejtoheni nevojave dhe dëshirave tuaja më të thella emocionale. Me Venusin në lidhje me Nyjen e Veriut, mbizotëron dëshira për rilindje dhe transformim. Kalimi i Diellit drejt Akrepit ju inkurajon të shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja në një mënyrë më të guximshme dhe më dinamike. Ju ndjeni nevojën për të folur hapur, për të ndarë mendimet tuaja dhe për të pohuar qëndrimin tuaj në diskutime dhe situata që ju shqetësojnë.
Peshorja
Dita e sotme ju thërret të fokusoheni në vetë-shprehjen dhe dëshirën tuaj për t’u lidhur me të tjerët. Me Venusin në lidhje me Nyjen e Veriut, nevoja juaj për të investuar në marrëdhënie që kanë thellësi bëhet më intensive. Kalimi i Diellit në Akrep ju shtyn të ktheni vëmendjen tuaj te çështjet që lidhen me vlerat tuaja, financat dhe vetëvlerësimin tuaj. Është momenti për të njohur vlerën që keni, jo vetëm në sytë e të tjerëve, por veçanërisht në sytë tuaj.
Akrepi
E mërkura ju fton të rishikoni mënyrën se si i qaseni marrëdhënieve tuaja, pasi lidhja e Venusit me Nyjen e Veriut krijon mundësi për lidhje më të thella dhe më kuptimplote. Së bashku, kalimi i Diellit në Akrep ju jep një ndjenjë fuqie dhe besimi që ju bën të shkëlqeni. Ndiheni më të gatshëm se kurrë për të përballuar çdo sfidë me vendosmëri, ndërkohë që intuita juaj e fortë ju udhëheq drejt në çdo hap që hidhni.
Shigjetari
Sot të rishikoni mendimet dhe besimet tuaja, pasi trini i Venusit me Nyjen e Veriut ju ofron mundësi për t’i parë gjërat nga një këndvështrim i ri, më i gjerë. Kalimi i Diellit në Akrep ju shtyn të ktheheni në botën tuaj të brendshme, të bëni një introspeksion të sinqertë dhe të përballeni me nevojat dhe dëshirat tuaja më të thella.
Bricjapi
Sot duhet t’i kushtoni vëmendje ambicieve dhe qëllimeve tuaja, pasi lidhja e Venusit me Nyjen e Veriut ju ndihmon të identifikoni atë që dëshironi të arrini vërtet. Në të njëjtën kohë, kalomk i Diellit te Akrepi sjell një ajër rinovimi në miqësitë dhe kontaktet tuaja shoqërore. Ju lidheni me njerëz që ndajnë të njëjtat vizione dhe vlera si ju, ndërsa në të njëjtën kohë sqaroni brenda vetes se cilët njerëz kanë një vend real në jetën tuaj.
Ujori
Dita sot sjell mundësi për rritje dhe rinovim personal. Lidhja e Venusit me Nyjen e Veriut ofron një ndjenjë euforie ndërsa kupton se sa e rëndësishme është të jesh pranë njerëzve që të përmbushin emocionalisht dhe shpirtërisht. Kërkoni frymëzim, ndani idetë tuaja dhe mos kini frikë të lini gjurmë. Gjithashtu i rëndësishëm është kalimi i Diellit në Akrep, i cili sjell dritë në biznesin tuaj dhe ju thërret të merrni guxime.
Peshqit
Sot duhet të zbuloni dëshirat tuaja të vërteta dhe të investoni në atë që ju përmbush në botën tuaj materiale dhe mendore. Me lidhjen e Venusit në Nyjen e Veriut, ju ndiheni të pambrojtur, por edhe më të vetëdijshëm për atë që vërtet vlen në jetën tuaj. Kalimi i Diellit në Akrep ju jep një ndjenjë optimizmi dhe ju motivon të ndiqni çdo gjë që ju frymëzon.
Për të rezervuar seancën tuaj astrologjike tel +355672352532