Connect with us

Aktualitet

Ka vrasës në qarkullim, Artan Hoxha tregon qytetet më të frikshme në Shqipëri

Published

on

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend. I ftuar në “Provokacija”, Hoxha tha se Shkodra sipas tij mban vendin e parë, pasi ka vrasës në qarkullim.

Ndërsa, sipas tij, qyteti më i organizuar është Fieri.

Gazetari thekson se aty bëhet lëvizja më e madhe e lëndës narkotike, ndërsa asnjëherë nuk kuptohet kur tarfikantët kanë konflikte mes njëri-tjetrit.

Po ashtu gazetari thekson se Vlora ka pasur shumë zhdukje kufomash.

“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisësë për ta. Është Vlora ku ka pausr shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha gazetari.