Galeria

Kafeneja e pazakontë në Madrid, turistët mund “të bëjnë edhe një sy gjumë”

Published

on

6 of 7
Use your ← → (arrow) keys to browse

Qytete të mëdha dinë të na befasojnë me risitë e tyre. E kësaj radhe bëhet fjalë për kryeqytetin spanjoll Madridin. Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një kafene në këtë qytet, e cila për dallim nga të zakonshmet, ofron kushte për “një sy gjumë”. Bëhet fjalë për kafenenë e quajtur Siesta & Go që thuhet se është vendi ideal për vendasit dhe turistët ku ata mund të “pushojnë kockat e tyre të lodhura”. Siç bëhet e ditur Siesta & Go ka 19 shtretër në dispozicion – dhoma private dhe të përbashkëta janë në dispozicion për qira – me minuta ose orë, me çmime që variojnë nga 8 euro një orë për një shtrat deri në 14 euro për një orë në një dhomë private. Gjithashtu thuhet se kafeneja ka shërbimin e pastrimit dhe çdo vizitor merr shtresat e pastra, çdo herë. Përndryshe, kjo ide nuk është plotësisht e re duke pasur parasysh se kafene të tilla janë tashmë në Argjentinë, Japoni dhe Belgjikë.

 

6 of 7
Use your ← → (arrow) keys to browse

Exit mobile version