Connect with us

Aktualitet

“Kam dëgjuar një plasje dhe jam çuar nga gjumi”, digjet makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës

Published

on

Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini është djegur gjatë natës.

Mësohet se automjeti ka qenë parkuar para banesës. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ku edhe kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Drini, ndërsa tregon se si ka ndodhur ngjarja është shprehur se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka parë automjetin në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 te mëngjesin të sotëm.

Rreth orës 1 e 30 kam dëgjuar një plasje dhe jam çuar nga gjumi, kam dal jashtë, kam parë makinën në flak përpara , komplet, pjesa përpara makinë në flak.

Polica ka ardhur ka bërë 4-5 foto këtu dhe ka ikur, të shohim përgjigjen çfarë do kthejnë.

Absolutisht skam pas konflikte me asnjë person , s’ia kam idenë kësaj lloj ngjarjeje”- thotë Ariston Drini.

Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marre dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar te kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave te hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.