Aktualitet

“Kam vendosur të mos kërkoj mandat tjetër!” Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Ardi Veliut, ish-Drejtorit të Policisë i mbaronte mandati pas më shumë se 1 viti

Published

on

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama publikoi letrën e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Në letrën e tij plot gabime drejtshkrimore drejtuar Ramës, Veliu shkruante se kishte vendosur që të mos kërkonte një mandat tjetër dhe ofronte dorëheqjen e tij, për t’iu përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve.

Por Ardi Veliut nuk i kishte mbaruar ende mandati, pasi ka vetëm 3 vite e gjysmë në detyrë, ndaj duket se Veliu nuk është treguar i sinqertë në arsyen e dorëheqjes së tij.

Nuk dihet ende se çfarë fshihet pas dorëheqjes së Ardi Veliut, pasi largimi i tij u njoftua mëngjesin e sotëm nga mediat, ndërsa drejtori në Kryeministri, Endri Fuga, u shpreh se kryepolici nuk ishte shkarkuar nga detyra, por disa orë më pas vetë kryeministri Rama e bëri zyrtar largimin e tij.

Screenshot 2 5

Exit mobile version