Aktualitet

Kancelarja Merkel mbërrin në Uashington, do të pritet nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

Published

on

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti dje në Uashington për një vizitë zyrtare të fundit në SHBA, para se mandati i saj të përfundojë pas zgjedhjeve federale të Shtatorit.

Ajo do të pritet nga presidenti amerikan Joe Biden, me të cilin do të diskutojnë për stabilitetin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe SHBA-së.

Megjithëse epoka e Merkel po përfundon, udhëtimi i saj në SHBA po shihet si shënimi i një fillimi të ri në marrëdhëniet gjermano-amerikane pas tensioneve midis Berlinit dhe Uashingtonit nën administrimin e Donald Trump.

Megjithëse presidenti Joe Biden ka premtuar të largojë vendin e tij nga kursi shumë më i njëanshëm “Amerika e Para” e paraardhësit të tij, ai dhe Merkel kanë ende disa çështje të mprehta bilaterale për të diskutuar.

Merkel ka vizituar SHBA më shumë se 20 herë gjatë mandatit të saj, por kjo do të jetë pritja e saj e parë në Shtëpinë e Bardhë në këto 3 vite. Kancelarja Merkel gjithashtu do të jetë udhëheqësja e parë evropiane që e viziton SHBA gjatë administratës së Biden.

Exit mobile version