Connect with us

Aktualitet

Kandidati për deputet i LSI-së paralajmëron çdo Drejtor Policie dhe Shef Krimesh në Durrës: Gjithçka po mbahet shënim dhe…

Published

on

Kandidati për deputet i LSI-së në Durrës, Bahri Shaqiri, ka paralajmëruar çdo shef krimesh dhe Drejtor Policie në qarkun e Durrësit të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet ligjin në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Shaqiri shkruan se nëse në zgjedhje bashkëpunohet me krimin gjithçka po mbahet shënim dhe do të ketë ndëshkim.

Postimi i plotë:

Ortakëria e drejtuesve të Policisë së Shtetit me krimin dhe politikën në funksion të tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve, është një vepër e rëndë penale, që kurrë nuk do lejohet, që kurrë nuk do amnistohet dhe që më 26 prill do të marrë një ndëshkim shembullor dhe spektakolar, që as në ëndrrën më të zezë nuk është parë.

Paralajmëroj prerë çdo Drejtor Policie dhe shef krimesh në Qarkun e Durrësit, që:

📌 Konsumon lëndë narkotike dhe vepra të tjera penale në restorantet dhe resortet e drogës;

📌 Bashkëpunon me krimin, merr urdhra prej eksponentëve të tij, fsheh provat dhe keqpërdoret me direktivë të tyre në funksion të drejtuesve politikë të fushatës;

📌 Nuk ndalon kriminelët e armatosur dhe trafikantët e shpallur në kërkim, por u hap çdo shteg për të lëvizur të lirë dhe të qetë rrugëve të qytetit, deri duke vënë në funksion të tyre makina dhe eskortë policie;

🛑 BËNI KUJDES! ZBATONI VETËM LIGJIN DHE LARG DUART NGA ZGJEDHJET! 🛑

GJITHÇKA PO MBAHET SHËNIM DHE PËR ÇDO POLIC-HORR DO TË KETË NDËSHKIM! 👊

Asgjë nuk harrohet! Mbas datës 25 prill, ose edhe më parë po u shtrua nevoja!

Bahri Shaqiri

2 hours ago

Ortakëria e drejtuesve të Policisë së Shtetit me krimin dhe politikën në funksion të tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve, është një vepër e rëndë penale, që kurrë nuk do lejohet, që kurrë nuk do amnistohet dhe që më 25 prill do të marrë një ndëshkim shembullor dhe spektakolar, që as në ëndrrën më të zezë nuk është parë.