HOROSKOPI

Kanë lindur për të qenë armiq, cilat janë shenjat që nuk e durojnë dot njëra-tjetërn/Pjesa e1-rë

Published

on

Secili prej nesh ka një person të cilin nuk e honeps dot pavarësisht se çfarë bën ai. Vetëm prania e tij të bën të ndihesh i acaruar dhe i bezdisur pa masë. Për të shmangur fërkimet me këta persona na vjen në ndihmë horoskopi. Duke njohur se cila është ajo shenjë me të cilën nuk shkojmë asnjëherë, do të kemi mundësinë të tregohemi më të rezervuar në raport me të. Sipas horoskopit “armiku” më i keq i secilit prej nesh është:

Dashi ka Akrepin – Dashi i urren ata që nuk janë të thjeshtë, spontan dhe të drejtpërdrejtë, siç janë njerëzit e shenjës së Akrepit. Taktikat dhe mashtrimet nuk janë për të, edhe nëse ai ka një natyrë agresive të aftë për t’u përballur me çdo sfidë.

Demi ka Binjakët – Demi i urren Binjakët sepse ata janë të paqëndrueshëm, ndryshojmë mendim dhe humor vazhdimisht. Ata janë të paparashikueshëm dhe e tensionojnë Dashin në mënyrë të panevojshme. Pra, është më mirë që t’i mbani ata në një distancë të sigurt.

Binjakët kanë Bricjapin – Binjakët janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tij të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tij.

Gaforrja ka Shigjetarin – Shigjetari, me natyrën e tij aventureske, ka për qëllim të copëtojë zemrën e një Gaforreje, e cila vepron gjithmonë me delikatesë dhe butësi. Çfarë është më keq sesa një mik i padrejtë dhe i pandjeshëm? Kjo është arsyeja pse këto dy shenja janë të papajtueshme
Luani ka Virgjëreshën – Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për të fituar pushtet. Luanët urrejnë ata që përpiqen të arrijnë gjithmonë përsosmërinë ashtu siç bëjnë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës.

Virgjëresha ka Gaforren – Sipas shenjës së Virgjëreshës, Gaforrja është aq e pakujdesshme saqë nuk mund t’i pranojë kurrë zgjedhjet e veta. Ajo e le veten të drejtohet nga zemra dhe ndjenjat e saj, duke shkatërruar çdo gjë në fund. Kjo është diçka që një Virgjëreshë nuk mund ta tolerojë.

Exit mobile version