Connect with us

Kronikë

Kanosin pronarin e lokalit, arrstohen nga policia.

Published

on

Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kanosën pronarin e një lokali dhe thyen xhamat e këtij ambienti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Procedohen penalisht 2 shtetas që kanë dhënë kallëzim të rremë për këtë ketë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”, shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”.

Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.