Aktualitet

Kapen dy ngarkesa me drogë në Greqi, shoferi shqiptar sapo sheh policinë ia fut vrapit dhe braktis mjetin, në pranga një greke

Published

on

Policia greke ka kapur dhe sekuestruar dy ngarkesa me drogë në  kufirin greko-shqiptar, duke  vënë në pranga një greke, ndërsa është shpallur në kërkim një shqiptar, drejtuesi i mjetit.

Operacioni ka ndodhur në zonën e Kosturit, ndërsa policia ka pikasur mjetin, duke i bërë shenjë të ndalonte, por shoferi nuk i është bindur patrrullës dhe ka shtuar shpejtësinë, duke përplasur edhe një mjet të policisë.

Shoferi shqiptar ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi, ndërsa pasagjerja, një shtetase greke është arrestuar.

Pas kontrolit të kryer në mjet, u gjetën dhe sekuestruan nga policia 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë.

Afër vendngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga grekja me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.

Një tjetër aksion anti-drogë  është kryer në Kozani, ku janë kapur 6 çanta me 57 pako që përmbanin 88 kg 900 gram marijuana, si dhe u arrestuan një nje rumune 42-vjece dhe nje grek 54-vjec.

Exit mobile version