Connect with us

Itali

Kapet 17-vjeçari shqiptar me 35 kg kokainë me vlerë mbi 3 milionë euro. Policia dyshon se…

Published

on

Ai po ruante mbi tre milionë euro kokainë gati të pastër, e vendosur në dy valixhe të mbushura plotësisht.

Karabinierët e Lodi, të cilët hynë në banesë në rrugën Rossetti në Sant’Ang Lodigiano, gjetën vetëm atë në shtëpi, një djalë 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili mbajti 35 kilogramë kokainë e ndarë në pako prej 1 kg.

Lënda narkotike ndodhej mbi krevat në dhomën e gjumit.

Kur patrullat trokitën në derën e përparme, ai tentoi t’i pengonte. Jo vetëm që nuk u hapi derën, por me shumë gjasë telefonoi dikë për ta paralajmëruar për atë po ndodhte.

Droga ishte ruajtur mjeshtërisht në dy valixhe. Droga është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Lodi, e cila nëse shitet në treg mund të jepte më shumë se tre milionë euro fitim.


Në dhomën e gjumit të mamasë dhe babait, policia gjeti edhe 700 gram hashash të paketuar në pako 100 gramësh të fshehura në veshje.

I mituri me iniciale A.K, u arrestua dhe iu vu në dispozicion prokurorit të gjykatës për të mitur.

Hetimet tani shtrihen në njësinë familjare të 17-vjeçarit që ndan apartamentin me prindërit me vëllain e tij.

E gjithë bërthama e familjes aktualisht nuk ka probleme me ligjin, shkruan “Corriere”, ku nëna punon si punëtore në qytet, ndërsa babai është aktualisht pa punë. Policia nuk përjashton që ata po i ruanin drogën dikujt tjetër.

Hetimet filluan disa ditë më parë, falë raportit të disa banorëve të lagjes, të frikësuar nga ardhjet e çuditshme të të huajve në banesë.

Në orët e fundit, karabinierët kishin regjistruar një intensifikim të lëvizjeve në pallat, sikur dikush po përpiqej të merrte drogës dhe ata hynë menjëherë në veprim tpz.al