Aktualitet

Kapet pas 4 vitesh Arianit Kondi, ekzekutoi një person dhe plagosi tre të tjerë.

Published

on

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin Arianit Kondi, i cili është dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më 20 prill 2017, 42-vjeçari ka ekzekutuar pas një konflikti në një lokal Ergys Gjioveshajn dhe ka lënë të plagosur edhe 3 persona të tjerë.

Komunikata e policisë Vlorë:

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim.

Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja

Mesnatën e 20 prillit 2017, në një lokal tallava tek “Uji i Ftohë” në Vlorë, një konflikt mes dy grupeve përfundoi në të shtëna me armë. Eljaso Çela, Gani Tozaj dhe 37-vjeçari Aranit Kondi, u konfliktuan me Ergys Gjioveshajn.

Në konflikt e sipër të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe pasi kanë qëlluar njëri-tjetrin, ka mbetur i vrarë 33-vjeçari, Gjioveshaj. Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të plagosur edhe shtetasit Florian Hila, muzikantë në lokalin ku ndodhi ngjarja, Arsonel Llanaj, klient dhe Arta Luka kliente në lokal. Policia deri më tani ka arrestuar 19-vjeçarin Gani Tozaj dhe 23-vjeçarin Eljaso Çela, ndërkohë që në kërkim vazhdon të jetë 37-vjeçari Aranit Kondi.

Dy grupet ishin në lokal dhe mendohet se kishin njohje të vjetra, por në një moment që Ergys Gjioveshaj është konfliktuar me tavolinën ku ishin Eljaso Çela dhe dy miqtë e tij, kanë filluar të shtënat me armë, duke terrorizuar dhjetëra klientë që ishin në lokal.Gz shekullit.

Exit mobile version