Connect with us

Aktualitet

Kapet shoku i vrasësit të Mario Metaj në Greqi, sherri i të vëllait e ‘përplasi’ me agresorët, sapo iku Policia gjeti vdekjen

Published

on

GREQI– Arresohet një nga bashkëpunëtorët për vrasjen e Mario Metajt në Patra të Greqisë, një ditë më parë. Burime për mediat vendase, kanë bërë me dije se në prangat e Policisë greke ka përfunduar një tjetër shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Ky i fundit ka folur për efektivët, duke sqaruar se autori i kishte nxitur që të qëllonin gjatë përplasjes.

Pasi kishin sqaruar gjithë çfarë kishte ndodhur me Policinë, nisën që të ziheshin me grushta, derisa u dëgjuan të shtëna. Autori qëlloi viktimën në kokë, me armë zjarri dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në momentin që 27-vjeçari ra në tokë, vëllai i Marios ndoqi me motor autorët por nuk mundi që t’i ndalonte

Pasditen e djeshme, tre automjete u përfshinë në aksident, viktima, vëllai i tij, i cili po udhëtonte me një motor dhe autorët. Gjithsej 6 persona. Mirëpo sherri mes tyre kishte nisur që më parë, pasi vëllai i Metajt, ishte konfliktuar me autorët e vrasjes. Dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se pas përplasjes në kryqëzim, viktima kishte zbritur nga mjeti i tij, po ashtu dhe të tjerët.