
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ do të shqyrtojë sot ankesën e Partisë Socialiste për formatin e fletës së votimit.
Sipas mazhorancës, fleta e votimit me emrat në të përbën konfuzion tek votuesit sidomos te moshat e mëdha, të cilat do ta kenë edhe më të vështirë që të votojnë për kandidatin e preferuar.
Selia rozë kërkon nga ky komision që formati përfundimtar i saj të jetë vetëm me numrin e kandidatit për t’i lënë kësisoj më shumë hapësirë numrit për t’u parë.