HOROSKOPI

Katër shenjat e horoskopit që duken sikur janë gjithmonë të bezdisura dhe me nerva

Published

on

Jo rrallë herë gjuha e trupit komunikon më shumë sesa fjalët ! Edhe gjestet, mimikat dhe lëvizje e gjymtyrëve “flasin” ! Ndonjëherë mund të japim sinjalin e gabuar, por të kontrollosh gjuhën e trupit është thuajse e pamundur, sepse duket se kjo e fundit kontrollohet nga nënvetëdija !

Disa njerëz mund të mos jenë në humor, por sërish levizjet e tyre tregojnë interes ndaj personit që kanë përballë, ashtu si shumë të tjerë janë mëse të qetë , por të tjerët mendojnë se ata janë me nerva apo të mërzitur ! në fakt njerëzit e grupit të dytë janë më të përhapur dhe këta i përkasin katër shenjave të mëposhtme të horoskopit ! Duket sikur janë gjatë gjithë kohës të frustruar, kur në të vërtetë ata janë të qetë e të lumtur me jetën e tyre.

Gaforrja
Një gaforre duket gjithmonë sikur nuk është në humor, kjo falë ndjeshmërisë së lartë të kësaj shenje. Ato ndikohen thuajse nga çdo gjë dhe biseda më e shkurtër e trishtë, mund t’i prishë gjithë ditën gaforres. Ajo mund të jetë elumtur me jetën e saj, por pamja e pikëllyer gënjen të tjerët.

Virgjëresha
Duke qenë se duan të kenë nën kontroll gjithçka kjo shenjë krijon përshtypjen tek të tjerët se është me nerva apo diçka e shqetëson ! Të qenët kontrolluese dhe nënshtruese është në karakterin e virgjëreshës por kjo nuk do të thotë që është një shenjë e palumtur.

Akrepi është një shenjë indiferente dhe nëse duket sikur është me nerva është thjesht sepse nuk ka interes për bisedën apo rrethin e njerëzve nga të cilët rrethohet ! Fytyra e një akrepi i thotë të gjitha.

Bricjapi është shenjë cinike dhe nuk ka kohë të humbasë për të lënë një përshtypje të mirë, por gjithmonë është në kërkim të kohës për të qenë sa më produktiv. Në rast se diçka nuk i pëlqen,apo nuk bëhet sipas atij, ai thjesht do e shprehë me mimikë dhe jo me fjalë ! Mund të ngjajë me nerva , por në fakt në mendje thjesht po përpunon idetë se si t’i dalë e tija.

Exit mobile version