Connect with us

Aktualitet

Këlliçi: Erion Veliaj, vrasësi i Ardit Gjoklajt kthehet në vendin e krimit.

Published

on

Nga Belind Këlliçi

Vrasësi i Ardit Gjoklaj u rikthye sot në skenën e krimit të tij, në Kombinat. Firmëtari i mafias së plehrave, në vend që t’u japë përgjigje qytetarëve se përse ka paguar miliona euro për djegien e plehrave, që po u zënë frymën dhe u shkaktojnë sëmundje të pashërueshme qytetarëve, merret me jeten time private!

Edi Rama rregullon veç fasadat në Vlorë, rrugët e brendshme të shkatërruara
E kuptoj që nuk e duron dot faktin se ajo që qëndron sot përkrah meje ishte në shesh me shumë qytetarë të tjerë për të protestuar që Teatri Kombëtar mos të shembej nga dora jote dhe është e neveritur nga politika jote e mashtrimit dhe nga shkatërrimi që po i bën qytetit për interesat e klaneve mafioze.

Ti s’flet dot për edukimin tim, për arritjet e mia universitare jashtë vendit, për veprimtarinë time politike, për kapacitetin tim, sepse ti nuk e ke luftën me mua, por me socialistët e ndershëm të Kombinatit, sepse ata nuk ta falin dot luftën që u ke bërë për të punësuar G99-çat e tu.

Si i përgjuari i Antimafias italiane, si shembësi i Teatrit Kombëtar dhe shkatërruesi i trashëgimisë identitare të Tiranës, nuk kishe ku të kapeshe tjetër. Ky është ndryshimi midis meje dhe teje.

Ty ta bën Tirana me gisht se i ke duart me gjak, se je i zhytur deri në grykë në llumin e pastrimit të parave, sepse ha në një çanak me mafian e plehrave. Unë jetoj modestisht me paratë e mia, jo me të gruas, as me pensionin e nënës, as me 20 përqindshat e mafias së plehrave dhe betonit.

Porsi minjtë që janë të parët që ndjejnë tërmetin, edhe ti e ndjen i pari që shefit tënd i ka ardhur fundi. S’e ke me mua.

E ke me Edi Ramën. Një Zot e di si po duron pa ia prerë këmbët e karriges. Ke halle të tjera ti. Aty e ke mendjen, në karrigen e kryetarit të PS. Vështirë ta bësh me korrespondencë nga burgu.

Do mbash përgjegjësi se ke 10-fishuar faturat e ujit kur qytetarët ujë nuk kanë! Do mbash përgjegjësi se i ke rritur taksat biznesit duke e çuar drejt falimentit.

Sqaroji qytetarët se për llogari të kujt ke mbyllur rrugën e Durrësit dhe ‘Myslym Shyrin’. Trego se paratë e kujt po pastron me betonizimin e Tiranës.

Sulmet private nuk do të ndalin as mua, as atë që jam i lumtur që kam në krah, të luftojmë çdo ditë për ta bërë Tiranën një qytet të jetueshëm dhe të zhvilluar për çdo shqiptar, qofshin demokratë a socialistë!

Sa të kem frymë, unë i pari Belind Këlliçi, do kërkoj çdo ditë drejtësi për Ardit Gjoklaj. Tirana do çlirohet nga Ndragheta!

Ta premtoj o kriminel!  tpz.al