Connect with us

Uncategorized

“Kemi borxhe, fëmijët po na ikin jashtë”! Duma me fermerët në Kavajë: Do të rrisim mbështetjen për hapjen e bizneseve

Published

on

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, vijon takimet me banorët në zonën që përfaqëson në zgjedhjet e 25 prillit, Kavajë.

Së fundit, Duma ka zhvilluar një takim me fermerë në familjen e shtetasit Shaqir Seferi, në Helmes të Kavajës, të cilët mes të tjerash kanë shprehur shqetësim për ikjen e të rinjve jashtë.

“Femijet ikin se nuk kane te ardhme. Kemi borxhe dhe e vetmja mundesi ishte te largoheshin femijet ne emigracion…”, i kanë thënë fermerët ish-deputetes.

Nga ana e saj, Duma është shprehur se duhen rritur instrumentet e motivimit që të vijnë fëmijët në vendin e tyre.

“Kemi tokat e nuk kemi mundesi ti kthejme ne produktive…nuk ka uje, nuk ka kanalizime. Prodhimi eshte shume pak dhe as shpenzimet nuk i mbyllim dot.
Partia Demokratike do te jape subvension te drejte perdrejte. Duhet te kthejme rinine e te rrisim instrumentat e motivimin te vijne femijet ne vendin e tyre. Do te rrisim mbeshtetjen per hapjen dhe nxitjen e bisneseve ne bujqesise. Shqiperia fiton me 25 Prill, e ardhmja do ndryshoje!”, ka theksuar Duma.tpz.al