Këngetari i njohur Sedat Rama ka ditëlindjen merr mijëra mesazhe nga të gjithë

Dikush e quan ” Baba i muzikës live” dikush tjetë ” Ska si Sedati”. Por sot pikërisht këngëtari i njohur Sedat Rama ka ditëlindjen e nëse shohim rrjetet e tij sociale ai ka marrë me qindra e mijëra mesazhe urimi nga të gjithë, duke nisur nga kolegêt e tij e deri te fansat e tij të shumtë që e ndjekin. Kujtojmë që artisti që jeton dhe vepron në Gjermani por me origjinë është nga Peja është një nga këmgëtarët më të kërkuar në muzikën live. Ndërsa ai në tregun muzikor ka shumë bashkëpunime dhe projekte vetëm ku arrin miliona klikime ku disa prej tyre janë duetet me artisten Rovena Stefa. Edhe ne i urojmë Sedatin edhe 100 vite jetë e mijëra hite!

Author: pasqyra