Lajme

Keni mbetur ‘trokë’ dhe pa lekë në xhep, ja çfarë duhet të dini që kuleta juaj të jetë përherë plot

Published

on

Një pjesë e madhe e popullatës ankohet për gjendjen financiare, ky po që është një fakt i cili ndikon shumë edhe në gjendjen e njeriut. Por, sipas shumë mitologjive, ekzistojnë disa truke të cilat bëjnë që kuleta juaj të mbushet.

 

Nëse keni dëgjuar se është mirë që kuletën t’ua blejë një person tjetër dhe jo vetë ju, menjëherë hiqni dorë nga ky mendim.Asnjëherë nuk dihet se çfarë energjie apo fat i parave e përcjellë atë person.

 

Kuletën është mirë ta blini vetë dhe po ashtu duhet vënë mendjen tek ngjyra, që për femra duhet të jetë e kuqe e zjarrtë apo ngjyrë ari, ndërsa për meshkuj nuancat e metalit.

 

Po ashtu, kuletën duhet ta doni dhe ta mbani çdokund me vete. Një fakt tjetër është edhe sistemimi i parave, sepse nëse paratë janë të pasistemuara, kjo ndikon edhe në shumimin e tyre.

 

Gjithsesi, vlen të ceket se asnjëherë nuk është mirë që në kuletë të mbani fatura, sepse kjo jep një energji që shpien gjithmonë në shpenzim dhe shpagim borxhi.

Exit mobile version