Aktualitet

Keni shtrëngim në kraharor, dhimbje fyti e përgjumje? ISHP: Këto janë simptomat e Covid19, që duhet të kërkoni ndihmë menjëherë

Published

on

Instituti i Shëndetit Publik tregon disa nga shenjat e koronavirusit, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, si dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, nëse i shfaqin ato.

 

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ISHP thekson se disa nga shenjat e Covid-19 janë: kollë, temperaturë, ethe, dhimbje muskujsh, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, humbje të shijes dhe nuhatjes.

 

Sipas ISHP, simptomat variojnë nga të lehta deri në forma të rënda, dhe shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit Covid-19.

 

Simptomat: Kollë; Temperaturë; Ethe; Dhimbje muskujsh; Vështirësi në frymëmarrje; Dhimbje fyti; Humbje të shijes dhe nuhatjes; Konfuzion; Përgjumje; Dhimbje; shtrëngim në kraharor.

 

Në këtë periudhë, kur gripi stinor është zhdukur, qytetarët dhe mjekët duket se e kanë më të lehtë të identifikojnë simptomat, ndërkohë që në muajt e dimrit kjo situatë mund të jetë më e vështirë.

Exit mobile version