Politike

Kërkesa e BE për reformën zgjedhore, Basha: Opozita e gatshme për të përmbyllur procesin

Published

on

Kreu i opozitës shprehu falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha u shpreh se opozita e gatshme për të përmbyllur procesin me garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Postimi i plotë i Partisë Demokratike

Kërkesa e BE për reformë zgjedhore konsensuale, Basha falenderon komisionerin pë zgjerimin: Opozita e gatshme për të përmbyllur procesin me garanci për zgjedhje të lira e të ndershme

Kreu i opozitës shprehu falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.

“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbulljr reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.”- u shpreh Basha.

Pak më herët, Komisioneri për Zgjerimin u shpreh:

“Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.”

Komisioneri për Zgjerimin e bëri këtë reagim, kur tryeza ka ngrirë dhe maxhoranca akoma nuk ka kthyer një përgjigje opozitës për mbledhjen e Këshillit Politik dhe arritjen e një marrëveshje.

 

Exit mobile version