Aktualitet

Kërkuan përjashtimin e shtatë gjyqtarëve, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Published

on

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve.

Sipas Kolegjit akuzat e PD janë të pabazuara.

Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e shtatë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor të cilët vendosën të rrëzojnë kërkesat e tyre për përsëritje të zgjedhjeve në tre qarqe dhe sipas saj nuk garantojnë paanshmëri për gjashtë të tjerët.

PD theksoi se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur tre herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.

Exit mobile version