Connect with us

Lajme

Këshilli i Mandateve vendos sot për Saimir Tahirin

Published

on

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Një ditë më parë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se materiali i Prokurorisë tashmë i është dhënë të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe ish-ministrit Tahiri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj.
Pas vendimit që do të marrë Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit raporti duhet ti paraqitet kuvendit të paktën brenda katër javësh.