HOROSKOPI

Kështu reagojnë shenjat e horoskopit përballë stresit

Published

on

Çfarë streson një njeri nuk streson një tjetër, e mënyrat sesi njerëzit menaxhojmë këtë ndjenjë janë të ndryshme. Gjendjet stresuese kanë burime të shumta, por e rëndësishme është të dini sit ë menaxhoni këto situata. Nëse deri me tani nuk e keni gjetur çelësin e qetësisë, lexoni më poshtë metodat që ju rekomandojnë yjet.

Dashi 21 mars-19 prill
Merrini gjërat me qetësi
Dashi njihet si një shenjë që e do punën dhe është shumë i përmbajtur ! Duke dhënë maksimumin në çdo fushë të jetës do të vijë një pikë kur do të shpërthejë. Mënyra më e mirë për të menaxhuar stresin është të ngadalsojë ritmin e t’’ kushtojnë vëmendje vetes së tyre.

Demi 20 prill-20 maj
“Nuk është faji juaj”
Demi ka frikë nga dështimi dhe në vend ta shohin këtë të fundit si një mundësi për t’u rritur e shohin atë si paaftësia nga ana e tyre. Mos u mundoni të gjeni gjilpërën në kashtë dhe mos u mundoni të keni çdo gjë nën kontroll. Nuk është faji juaj për çdo gjë që ju ndodh.

Binjakët 21 maj-20 qershor
Biseda të gjata
Nuk ka asgjë më të mirë se sa një bisedë e gjatë kur vjen puna tek binjakët. E vetmja mënyrë që ata të qetësohen është të shprehin ndjenjat e tyre pa lënë asnjë detaj pa përmendur.

Gaforre, 21 qershor-22 korrik
Meditoni!
Meditimi i thellë mund të ndihmojë këtë shenjë të gjejë sigurinë që po kërkon.

Luani 23 korrik – 22 gusht
I lë gjërat të shkojnë
Për një luan është e thjeshtë, nëse ka diçka që e streson ai thjesht nuk i kushton më vëmendje. Për të është humbje energjie të përpiqesh të kuptosh diçka apo të bësh diçka nga e cila vetëm stresohesh !

Virgjëresha 23 gusht – 22 shtator

Pastrimi.

Shenja e virgjëreshës është programuar për ta bërë botën një vend më të mirë. Kur virgjëresha mendon se kjo gjë nuk po ndodh stresohet.
Kjo shenjë ka nevojë të mos ndihet e paaftë, ndaj pastrimi është mënyra më e mirë që një virgjëreshë të “çlodhet” . Punët e shtëpisë apo kopshtaria e bëjnë atë të ndihet produktive. Vijon ne faqen e dyte

Peshorja 23 shtator-22 tetor
Një peshore qetësohet kur i jep zgjidhje problemit që i shkakton stress.
Si shenjë e ekuilibrit, peshorja streshet edhe më shumë kur konflikti nuk merr zgjidhje. Kjo shenjë qetësohet kur ndjen se në jetën e saj nuk mungon harmonia e paqja.

Akrepi, 23 tetor-21 nëntor
Punë krijuese
Akrepi e ka shumë të vështirë të stresohet, por kur kjo gjë ndodh , e gjen shpëtimin tek punët e dorës. Thurja me shtiza apo me grep, punimi i artcrafteve apo vetë krijitmaria në thelb i vjen në ndihmë akrepit në momentet më të vështira.

Shigjetari, 22 nëntor-21 dhjetor
Ushtrimet!
Nëse një Shigjetar nuk lëviz, nuk ushtrohet e sigurtë që do të “shpërtheje” nga stresi!Ata janë impulsive dhe mënyra sesi kjo shenjë e menaxhon stresin lidhet me aktivitetin fizik.

Bricjap, 22 dhjetor-19 janar
I vendos qellime vetes
Kur bricjapi stresohet mënyra më e mirë për të mbledhur mendjen është të mendojë për planet e së ardhmes. Kjo gjë duket se plotëson këtë shenjë ambicioze.

Ujori 20 janar-18 shkurt
Ujori e ka shumë të vështirë të pranojë që e ka gabim! Kjo shenjë do të gjejë paqe vetëm kur të mësojë të ulë kokën e të pranojë që gabimet janë për njerëzit

Peshqit, 19 shkurt-20 mars
Tërhiqen
Peshqit nuk pëlqejne të jenë në qendër të vëmendjes. Ata janë njerëz të fshehtë, dhe ndjenja e ekspozuar është një shkas stresi për ta. Tërheqja është metoda që peshqit zgjedhin.

Exit mobile version