Connect with us

Uncategorized

Këto gjëra që sot duken kaq për vajza, u krijuan fillimisht për burrat!

Published

on

Besojeni ose jo, dyqanet e Victoria’s Secret fillimisht u hapën duke patur si target grup burrat. Ose që pecetat higjenike fillimisht u krijuan për burrat. Shumë gjëra, që sot duken vetëm femërore, s’kanë qenë kështu në fillimet e tyre, përkundrazi ndonëse i përdorim gjerësisht sot, janë dizenjuar dhe krijuar nga burrat për burrat.

1. Pecetat higjenike

Linesat u krijuan fillimisht nga Benjamin Franklin. Qëllimi kryesor i tyre ishte të ndalonte hemoragjinë e ushtarëve të lënduar, por më vonë infermieret filluan t’i përdornin edhe për periodat duke qenë se absorbonin shpejt dhe ishin të thjeshta në përdorim.

2. Takat

Historia e takave fillon që në Persinë e shekullit të 15-të. Në fakt takat e para përdoreshin nga ushtarët për të siguruar këmbët e tyre në terrene të vështira. Më vonë, emigrantët persianë nisën të vishnin në Europë taka dhe burrat artistokratë i përdornin ato si një mënyrë trendy për t’u dukur më të gjatë.

3. Yoga

Yoga sot është një nga aktivitetet që preferohet më shumë nga gratë, por dikur ishin burrat që e praktikonin. Meshkujt indianë ishin ata që e sollën drejt perëndimit dhe dalëngadalë u bë popullor nga gratë.

4. Çantat

Qëllimi kryesor i çantave ka qenë për të mbajtur paratë dhe çantat e para përdoreshin nga burrat për të mos humbur të ardhurat e tyre. Me kalimin e kohës, ishin gratë që e përqafuan këtë aksesorë, duke e kthyer në elementin më të rëndësishëm të veshjes edhe në botën e modës.

5. Getat

Origjina e getave lidhet gjithashtu me burrat. Getat dikur visheshin prej tyre, zakonisht kur kalëronin.

6. Dyqani i Victoria’s Secret

Një djalë i quajtur Raymond u ndje në siklet teksa kishte dalë për t’i blerë të brendshme gruas së tij. Kjo situatë e ndihmoi dhe e frymëzoi për të krijuar një vend ku burrat të mos viheshin në siklet kur blinin veshje intime për gratë e tyre. Kështu lindi Victoria’s Secret, dyaqani i parë që si synim kishte klientët burra.

Burimi: Bright Side