Lifestyle

Këto janë 5 gjërat që tani kushtojnë më pak sesa para pandemisë

Published

on

Shumica mendojnë që për shkak të pandemisë çmimet po rriten. Epo, kjo është pjesërisht e vërtetë. Por ka disa produkte që kushtojnë më pak sesa para pandemisë. Këto janë disa nga gjërat më të lira në krahasim me muajin shkurt të vitit 2020.

Rrobat-Ndërsa shumica kanë punuar në shtëpi gjatë pandemisë, një pjesë e madhe e personave zëvendësuan kostumet dhe fustanet me pantallona dhe bluze të thjeshta. Tani që zyrat, restorantet dhe pjesa tjetër e botës kanë filluar të rihapen, mund të jetë një ide e mirë të ndryshojnë gardërobën. Për fat të mirë, disa veshje janë akoma më të lira sesa ishin para-pandemisë.

Veshjet e burrave dhe grave në përgjithësi kushtojnë më pak se para-pandemisë. Veshjet për burra kanë rënë me 7.2%, ndërsa veshjet e grave kanë rënë me 5.9% që nga shkurti 2020, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Çmimet e veshjeve të grave kanë rënë me 12.1% gjatë pandemisë. Kostumet për burra dhe veshjet sportive janë ulur edhe më shumë. Kostumet tani janë 21.5% më lirë se sa ishin në shkurt të vitit 2020.

Transporti publik-Për fat të mirë, transporti publik është rreth 2.9% më lirë në krahasim me shkurtin e kaluar. Nëse jeni duke shijuar këtë fundjavë diku, edhe nëse udhëtimi mund të jetë më i shtrenjtë se zakonisht, mund të qetësoheni me faktin se udhëtimi me transportin publik do të jetë më i lirë se 16 muaj më përpara.

Eventet sportive-Tani është sezoni i bejsbollit dhe ku ka mënyre më të mirë për të festuar verën dhe vaksinimin sesa të shkosh në një stadium plot me njerëz të tjerë dhe të shikosh një ndeshje personalisht? Eventet sportive janë 1.8% më të lira se para pandemisë.

Kafshët shtëpiake-Kërkesa për kafshë shtëpiake dhe pajisje për kafshë u rrit gjatë pandemisë ndërsa amerikanët kalonin shumicën e kohës në shtëpi. Prandaj çmimet e kafshëve shtëpiake janë më të lira sesa para pandemisë. Kafshët shtëpiake dhe produktet e kafshëve shtëpiake janë 1.8% më lirë me krahasim me muajin shkurt të vitit 2020. Furnizimet dhe aksesorët për kafshët shtëpiake janë ulur me 3.8% që nga fillimi i pandemisë.

Kujdesi shëndetësor-Gjatë pandemisë, kujdesi shëndetësor u bë edhe më i rëndësishëm se më parë. Atëherë, si e ka shmangur inflacionin kujdesi shëndetësor? Vizitat të mjeku shënuan ulje gjatë vitit të kaluar pasi shumica qëndruan në shtëpi gjatë pandemisë. Që nga shkurti i vitit 2020, produktet e kujdesit mjekësor, të cilat përfshijnë të gjitha produktet medicinale dhe furnizimet e tjera mjekësore, janë ulur me 2.3%.

Çmimet e produkteve medicinale, të cilat përfshijnë ilaçe me recetë dhe pa recetë, shënuan një rënie prej 2.2%. Vetëm çmimet e ilaçeve me recetë shënuan rënie në 2.9% gjatë vitit të kaluar. Pajisjet dhe furnizimet mjekësore, të cilat përfshijnë artikuj si maska, kontraceptivë dhe karrige me rrota, shënuan rënie me 5.8%.

Exit mobile version