Connect with us

HOROSKOPI

Këto janë tre shenjat më të ftohta në dashuri / deri sa t’i bëni për vetë do të lodheni shumë

Published

on

Jo të gjithë njerëzit bien në dashuri lehtësisht apo “magjepsen” nga dhuratat dedikimet dhe shprehja e dashurisë. Sipas astrologjisë këto janë 3 shenjat më të vështira për t’i bindur.

Peshorja: Nuk e përplas kokën pas muri sepse është e fiksuar për çfarë thotë një mashkull apo kushdo tjetër për jetën e saj. Ajo e di mirë se kush nuk e aprovon është thjesht një person që ka ide të ndryshme me të sajat, ndaj nuk i jep asnjë lloj rëndësie. Ajo krijon lidhje të ndërlikuara me meshkujt, komplet me strategji të ndryshme nga ajo e një vajze të thjeshtë. Peshorja sillet në atë mënyrë që meshkujt të kuptojnë. Nuk humbet nëpër debate, as nuk qan, por vepron.

Binjakët: Femra e shenjës së Binjakëve është një grua e fortë. E sigurt në vetvete. Një femër që kërkon hapësirat e saja dhe po ashtu e lejon t’i ketë edhe partneri.
Ajo është e aftë të shohë përtej asaj që thuhet dhe pamjes së jashtme. Veçanërisht tek meshkujt. Arrin të kapë sinjalet, kur diçka nuk funksionon në një lidhje.

Ujori : Femra e shenjës së Ujorit është një femër fantastike. Një femër e pjekur që di çfarë do nga jeta dhe si të arrijë objektivat. Është një femër që ka mësuar që të mos vendosë një mashkull ose një histori dashurie, përpara vetes së saj. Është një femër e pavarur si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo morale. Vendimet i merr vetë.