HOROSKOPI
Këto shenja nuk do të krijojnë kurrë një lidhje serioze
Published
4 years agoon
By
adminBinjakët
Personat e kësaj shenje kanë vështirësi që të vendosin nëse do të kenë një lidhje apo jo. Kjo sepse e duan shumë individualitetin e tyre.
Që kjo shenjë të përfshihet në një raport serioz duhet ta njohë shumë mirë partnerin.
Shigjetari
Është një nga shenjat që e shijojnë më shumë lirinë, gjithsesi kur gjen personin me të cilin mund të ndajë alegrinë si dhe ndjesitë më të thella të tij nuk do ta mendojë gjatë dhe do të fillojë një lidhje serioze dhe të qendrueshme.
Ujori
Kjo shenjë e do shumë argëtimin, ndaj për të është shumë e vështirë që të fillojë një lidhje serioze.
Personat e kësaj shenje do të kërkojnë që të gjejnë dikë që mund ti sfidojë intelektualisht.
Horoskopi Sot
Dashi
Me planetët në krah sot nuk do ju mungojë as vendosmëria dhe as këmbëngulja për t’ia dalë mbanë. Do jeni të zotët e vetes. Për ju që keni një lidhje, duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta sentimentale, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë.
Silluni mirë me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike.
Në punë do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa të reja, por pa penguar dhe pa dalë kundër kolegëve. Duke i mbajtur marrëdhëniet të mira me ta do keni më shumë mbështetje. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.
Demi
Lërini më shumë emocionet t’iu drejtojnë gjatë kësaj dite dhe mos u ndieni në siklet për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë.
Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni aspak. Në punë do ju shoqërojë gjithë kohës entuziazmi dhe do përparoni goxha.
Bëni vetëm pak kujdes nga disa ziliqarë që mund të mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar do keni një dite me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.
Binjakët
Jupiteri do ju bëjë më të shkathët gjatë kësaj dite dhe do dini si të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet. Për ju që keni një lidhje priten çaste interesante dhe aspak të mërzitshme.
Do njihni një tjetër anë të karakterit të partnerit tuaj, e cila do ju pëlqejë tej mase. Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen sepse ndiheni mirë edhe ashtu si jeni.
Në planin financiar do dini t’i analizoni gjërat me shumë kujdes para se të hidhni hapat përfundimtare. Do i bëni gjërat si duhet dhe askush nuk do ju kundërshtojë dot.
Në planin financiar do keni probleme akoma më serioze nëse nuk ndiqni këshillat që do iu japin familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Gaforrja
Shumicën e kohës do jeni të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do i kuptoni as veprimet që do bëni. Për ju që keni një lidhje do jetë vërtet e vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment me çdo mënyrë.
Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë do jetë më mirë të mendoheni gjatë nëse keni për të filluar një projekt të madh sepse më pas nuk do riktheheni dot pas.
Në disa momente do ju mungojë realizmi dhe përqendrimi. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.
Luani
Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Neptunit, gjatë kësaj dite do jeni më të ndjeshëm dhe do i përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante.
Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje afatgjatë.
Në punë nuk do dini të thoni jo dhe do pranoni çdo lloj propozimi që do iu bëhet. Do ua vini veshin edhe kolegëve dhe nuk keni për të bërë gabime. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.
Virgjëresha
Ka rrezik të besoni lehtësisht tek të tjerët gjatë kësaj dite dhe mundet të zhgënjeheni. Më mirë mos u nxitini dhe mbajini larg personat dashakeqë. Nëse keni një lidhje mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj.
Vetëm kështu lidhja juaj do bëhet fantastike e plot hare. Ju beqarët ka mundësi të ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Shumë gjëra do jenë ndryshe për ju.
Në punë do keni shumë ambicie për të ardhmen, por duhet të filloni seriozisht të ndërtoni terrenin. Mos prisni që nesër çdo gjë të ndryshojë si me magji. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze.
Peshorja
Mëngjesi mund të jetë paksa i tensionuar gjatë kësaj dite, por që nga mesdita gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Ja që me komunikim mund të kalohet çdo sfidë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do adhurohet nga të gjithë.
Do jeni shumë më tolerantë dhe më bashkëpunues se më parë. Ju beqarët mire është t’i bëni me kujdes llogaritë nëse nuk doni që më vonë të vuani. Më mirë prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa.
Në punë nuk do dini t’iu thoni jo ftesave që do ju bëhen dhe mund të filloni projekte të reja. Vërtet mund të lodheni pak, por arritjet do ju kënaqin. Financat nuk do jenë ashtu si ju i keni dëshiruar, megjithatë nuk do jenë as shume delikate.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të diskutuar e për ta ulur kokën. Do i pranoni gabimet dhe do mendoni si t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit marrëdhënia juaj ka qenë e vështirë, sot gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë.
Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Ju beqarët më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme.
Në punë, jo vetëm do dini të analizoni çdo gjë me kujdes, por do arrini edhe t’i bindni të tjerët për ato që do mendoni. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite dëgjojini këshillat e të tjerëve, por në fund veproni vetë ashtu si do mendoni. Për ju të dashuruarit zemra do flasë dhe mendja do heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta në çdo moment.
Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve tuaj nëse nuk doni të bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj.
Në punë situata ka për të qenë e ndërlikuar në disa momente kështu që merrni masa dhe mos u nxitoni të hidhni hapa për të cilat mund të pendoheni rëndë.
Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.
Bricjapi
Jeta juaj nuk ka për të qenë aspak e ndërlikuar gjatë kësaj dite përkundrazi do merrni frymë më lirisht dhe do ndiheni më të qetë. Ju të dashuruarit duhet t’i shtoni dozat e fantazisë nëse doni të përjetoni emocione.
Dijeni që rutina është përherë shkatërruese. Nëse ju beqarët jeni të disponueshëm dhe të lirë në mendime, sot keni për të pasur takime vendimtare që do ua ndryshojnë të ardhmen rrënjësisht.
Në punë do jenë miqtë ata që do ju qëndrojnë pranë për t’iu vënë në pah pikat e forta dhe të dobëta. Po ditët ta menaxhoni situatën do keni përfitime të mëdha. Buxheti do jetë shumë i mirë pasi do merrni shpërblime për disa punë të kryera së fundmi.
Ujori
Gjatë kësaj dite do jeni më guximtarë dhe më të sigurt për të hedhur hapat që keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme.
Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do dashuroheni pas disa personave të thjeshte dhe mjaft interesantë me të cilët do filloni lidhje të qëndrueshme.
Në punë do mbështeteni fort nga Dielli dhe do ecni para me çdo projekt që keni nisur. Do dini t’i argumentoni zgjidhjet dhe do ndiheni më të bindur për gjithçka. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.
Peshqit
Merrini gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite, por mos hezitoni të hidhni hapat që mendoni. Idetë shprehini dhe më pas shihni si do reagojnë të tjerët. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme.
Çdo gjë mes jush ka për të mbetur e njëjtë dhe emocionet nuk do jenë shumë të forta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni, por duhet t’i njihni më mirë disa persona para se të hidhni hapa.
Në punë duhet të ndryshoni pak orientim sepse në rrugën që keni ndjekur deri më tani gjërat nuk do ju ecin si duhet. Gjithsesi rreziqe të mëdha mos merrni. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë. Çdo shpenzim i pamenduar mund t’iu çojë në rrënim të plotë.