
Kida është një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar.
Prej disa vitesh në tregun muzikor, Kida ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më në zë, e cila numëron një sërë hitesh.
Gjithmonë shfaqet e kuruar deri në detaj, por jeni kuriozë se si dukej Kida para famës?
Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka postuar një fotografi të rrallë nga fëmijëria në Instastory.
Autorja e hitit “Drunk” i ka uruar ditëlindjen të atit, me një foto kur ka qenë e vogël, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.
“Gëzuar ditëlindjen njeriut më të mrekullueshëm në botë! Miku im më i mirë, mbrojtësi im.”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë që Kida është treguar shumë hermetike përsa i përket jetës personale, pasi dhe pse prej shumë vitesh një person publik, ajo ka refuzuar të flasë gjithmonë për çështjet e zemrës.