Connect with us

Aktualitet

Kina dërgon 13 aeroplanë luftarakë dhe shkel hapësirën ajrore, Tajvani i drejton raketat

Published

on

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas betimit të Joe Biden si president i SHBA. Kina mësohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Tajvanit, duke dërguar 13 aeroplanë ushtarakë. Në kundërpërgjigje, Tajvani mësohet se bëri gati raketat, teksa monitoronte avionët luftarakë të Kinës.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se “Kina të shtunën dërgoi tetë avionë bombardues të aftë për të mbajtur armë bërthamore dhe katër avionë luftarakë në hapësirën ajrore në jugperëndim të ishullit, me synim presionin mbi qeverinë ”. Në të kaluarën Kina ka thënë se ka kryer ushtrime për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

Reagimi i SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen për Tajvanin pak pasi Kina dërgoi atje disa aeroplanë luftarakë. DASH tha përmes një reagimi se “vëren më shqetësim modelin e përpjekjeve të vazhdueshme (të Kinës) për të frikësuar fqinjët e saj, përfshirë Tajvanin”.

“Ne e nxisim Pekinin të ndërpresë presionin e tij ushtarak, diplomatik dhe ekonomik kundër Tajvanit dhe në vend të kësaj të angazhohet në një dialog domethënës me përfaqësuesit e Tajvanit të zgjedhur në mënyrë demokratike,” u shpreh përmes një komunikate zëdhënësi Ned Price.