
Kina ka dërguar anijen e saj kozmike Tianwen-1 në Mars me sukses.
Kjo anije duhet të mbërrijë në planetin e kuq në shkurtin e ardhshëm pas një udhëtimi 7 mujor.
Tianwen-1 nuk ka ekuipazh dhe u nis e vetme falë raketës Long March 5 Y-4 nga qendra hapësinore Wenchang Space Launch Centre në Hainan, China.
Misioni i saj është studimi i kompozimit, llojit të substancave, strukturës gjeologjike dhe mjedisit meterologjik në sipërfaqen marsiane.
Një tjetër detyrë e kësaj anije kozmike është kërkimi për jetë në Mars.