Aktualitet

Kina prezanton dronin “peshkaqen”

Published

on

Kina po ndërton një dron “peshkaqen”. I qujtur “Robo-Shark” droni përbëhet nga një bisht bionik, me qëllim për të spiunuar anijet e armikut dhe për të gjuajtur nëndetëset e Marinës Amerikane.

Roboti nën ujë duket si një peshkaqen i vogël dhe penda e tij është ndërtuar posaçërisht për të zëvendësuar helikën tradicionale.

Droni ka qëndrueshmëri të gjatë dhe fleksibilitet të lartë. Shumica e dronëve nënujorë mund të qëllohen nga tubi i një nëndetësje, por mënyra se si do të lëshohet Robo-Shark ende nuk është zbuluar.

Robo-Shark, i zhvilluar nga Boya Gongdao Robot Technology me bazë në Pekin, aktualisht është në një projekt me ushtrinë kineze.

Ajo u prezantua në Ekspozitën e 7-të Kineze Ushtarake Inteligjente të Teknologjisë të hënën. Ekspozita shfaqi disa dronë të ndryshëm, duke përfshirë dronë të synuar që u përdorën në luftime të vërteta dhe dronë vertikalë të ngritjes dhe uljes për misionet e zbulimit dhe patrullimit.

Exit mobile version