Mediat rajonale këto ditë janë plot me artikuj për Dijana Hrkalovic, një ish-zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme së Serbisë, e cila u arrestua të premten si pjesë e një hetimi për fshehjen e provave të vrasjes.
Ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Brendshme të Serbisë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve për shkak të “ekzistencës së rrethanave që tregojnë se duke qëndruar në arrati, ajo do të pengonte procedurën duke ndikuar te dëshmitarët”, shpjegoi Gjykata e Lartë në Beograd.