Kjo JAVË i ka të gjitha…. Dashuri dhe Pasuri, do merrni vendime të rëndësishme, gati Valixhet pritet një udhëtim Pune….”

Si çdo të hënë astrologia e njohur Meri Shehu në njëemision televiziv bëri parashikimin e javës për 12-të shenjat e horoskopit. Sipas saj kjo javë në përgjithësi do të jetë e vakët, pasi nuk do të ketë shumë lidhje të fuqishme planetare. Prandaj ishte e pritshme që vlerësimi për shenjat të ishte i ulët. Gjatë kësaj jave shumë shenja të horoskopit do të hasen me probleme të ndryshme në sferën financiare, profesionale dhe atë personale. Por, në këto ditë të vështira vetëm një prej shenjave triumfoi, duke u vlerësuar nga Meri Shehu me 5 yje dhe bëhet fjalë pikërisht për Peshqit.

“Kjo është java më e varfër në kuptimin e lidhjeve planetare. Nuk ka lidhje kaq të fuqishme planetare saqë ne astrologët të themi se çfarë po ndodh. Dy lidhje ka vetëm, në datën 18 kalon Dielli nga shenja e Ujorit në shenjën e Peshqve, kështu që këta të fundit duhet ta dinë që hyn në datën 18 Dielli në shenjën e tyre. Në datën 20 është një lidhje mes Mërkurit në Peshk me Jupiterin në Binjak. Kjo nuk është lidhje shumë e mirë, është një lidhje e vështirë, por në të dyja rastet ndikimet do të jenë në kryqin e shenjave të lëvizshme siç janë Peshqit, Virgjëresha, Shigjetari dhe Binjakët. Nga Dielli do të ndikohen të lindurit në 10 ditëshin e parë të këtyre shenjave, kurse nga Mërkuri me Jupiterin do të ndikohen të lindurit në 10 ditëshin e dytë, por këta do ta kenë disi më të vështirë. Do të kenë pesimizëm, nuk do të godasin në shenjë, do të kenë gjithmonë disa lëvizje të pakuptimta apo lëvizje të paqarta”, tha astrologia Meri Shehu.

ProfitSence Logo
Dashi, 2 yje: Dielli në shenjën e Peshqve nuk është ndikimi më i fuqishëm për Dashët, është në shtëpinë e 12-të të tyre. Do të mbyllen më shumë në vetvete dhe do të bëhen më shumë autokritikë. Shpresojmë që shumë Dashë të mos e kalojnë cakun e kritikave të mëdha me veten, sepse nuk i dihet se si do ndikojë në vendimet e tyre në përgjithësi. Megjithatë janë në një moment të bukur erotik, sepse vazhdon Afërdita të jetë në shenjën e tyre.

Demi, 3 yje: Duhet të kalojnë më shumë kohë me shoqërinë, ose të kuptojnë gabimet e së kaluarës sidomos Demët e lindur në 10 ditëshin e dytë. Do të ndjehen peng i së kaluarës, ose nuk do të ndjejnë një shok apo mbështetës të vërtetë në jetën e tyre. Disa Demë do të kërkojnë të ndërtojnë një aureolë të bukur, por Demët nuk janë ata që japin, por ata që marrin dhe këtu ngatërrohet situata.

Binjakët, 3 yje: Duhet të kenë kujdes sidomos të lindurit në 10 ditëshin e dytë nga ky ndikimi i Mërkurit në Peshk me Jupiterin në Shigjetar sepse mund të kenë humbje pune, biseda jo të qarta, vendimmarrje jo të qarta dhe nuk do të godasin në shenjë. Shumë Binjakë në këtë kohë nuk do ta kenë shumë atë refleksin të qenit “shoferi” në jetën e tyre.

Gaforrja, 3 yje: Është java e fundit që Marsi do të jetë i kundërt në shenjën e tyre. Do të vazhdojë Marsi të jetë në shenjën e tyre, por javës tjetër do të çlirohet nga kundërshtimi. Kështu që Gaforret do ta përjetojnë këtë javë si fundin e vështirësive apo ngatërresave. Megjithatë varet se sa do mbetet për t’u parë se sa do të rezistojnë edhe këtë javë me Marsin që i ka çorientuar në marrëdhëniet personale dhe familjare.

Luani, 2 yje: Në çështjet ekonomike do të kenë disi varësi në këtë periudhë. Nuk shkëputen dot nga ideja e një menaxhimi apo e një humbjeje. Luanët do të ndjehen sikur janë afër një koshereje me bletë dhe do të pickohen. Nuk do të arrijnë dot që të krijojnë qetësinë e tyre dhe do të ngacmohen më shumë se sa duhet. Prandaj duhet të kenë kujdes këtë javë, sidomos datën 20.

Virgjëresha, 3 yje: Janë më të ekuilibruar se sa javën e kaluar, por përsëri janë një nga shenjat që do të dominohen në fushën e marrëdhënieve. Do të vihen përballë një përzgjedhjeje qoftë për çështje pune apo bashkëpunimi, ose do të shikojnë detajet e një situate rreth të cilës duhet të reflektojnë mirë. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë problematika në lidhje me punën ose çështjet ligjore.

Peshorja, 2 yje: Do të merren më shumë me çështjet ekonomike sepse u duket që u është bërë një prapaskenë, ose dikush po fut duart në fitimet e tyre. Këtë javë do të ndjejnë një pasiguri, sidomos në datën 20 Peshoret do të shikojnë se çfarë kanë humbur ose çfarë rrezikojnë të humbin në çështjet ekonomike.

Author: pasqyra