Aktualitet

Koalicion me PD? Kreu i PSD: S’ka vija të kuqe, kurrë mos thuaj kurrë! Përgjigjia për Yuri Kim: Ligji nuk ia ndalon rikandidimin Tom Doshit

Published

on

Gjatë intervistës, doktori foli edhe për pandeminë duke thënë se “Cdo mbyllje që do të sillte një frymëmarrje më të plotë të spitaleve do i shërbente zgjidhjes së problemit”.

TIRANË– Ëngjëll Bejtja, kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, ka rrëfyer së fundmi se garimi në zgjedhje do të bazohet në hapat që do të ndërmarrin më tej si parti. Në një intervistë për AbcNews, Bejtja nuk vendosi as vija të kuqe për Partinë Demokratike, duke shtuar se “kurrë nuk duhet thënë kurrë”.

Gjatë intervistës, doktori foli edhe për pandeminë duke thënë se “Cdo mbyllje që do të sillte një frymëmarrje më të plotë të spitaleve do i shërbente zgjidhjes së problemit”.

Referuar thirrjes së ambasadores për Tom Doshin, Bejtja duke iu përgjigjur Yuri Kim tha se “një shoqëri ndërtohet, bazohet në institucione, asnjëherë në opinione dhe emocione” duke lënë të kuptohet se ligji nuk ia ndalon rikandidimin deputetit aktual.

Intervista e plotë

A do të garoni në zgjedhje?
Statusi im është kryetar në detyrë. Gjithcka do të përcaktohet brenda afatit ligjor. Nuk jam shumë i prirur për të garuar në zgjedhje, qoftë për specifikën, jo vetëm politike, por më shumë të karakterit sanitar.

Nuk mendoni se do i jepni një dorë më shumë?
Dorën time do ta jap në cdo pozicion. Kontribute në politikë jepen në disa pozicione. Nuk është vetëm ai i deputetit që mund të ketë vlerë, apo nga i cili mund të kontribuosh.

Ka një objektiv PSD?
Objektiv ka se nuk mund të shkosh dhe t’ia lësh rastësisë. Objektiv ka që e para do të duhet të përsërisim, atë që kemi sot, jemi parti parlamentare.

Do të kënaqeni me një mandat?
Jo! Situata aktuale na jep të drejtën të shohim pak më tej, më shumë. Mendoj se mandat mund të jemi në qarkun e Tiranës, është një “hambar” votash, dhe nuk do të doja që të etiketoheshim si parti krahinore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke qenë se PS duket se e ka “monopolizuar” të majtën dhe në zgjedhje do të futet pa koalicione, por edhe deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila tha se kishte marrë premtimin e Edi Ramës se Tom Doshin “e kishte përjashtuar nga PS dhe se nuk do të ketë asnjë rol në asnjë në çdo qeveri që ai do të formojë”, a keni vija të kuqe për PD-në nëse do të jeni vendimtar për të formuar qeverinë, duke qenë se nga PS-ja po ju lënë jashtë?
Profili i PSD mbetet ai që ka qenë, i partisë së qendrës së majtë dhe nuk kemi ndryshuar program. Ne jemi të prirur që të shohim përtej, pra nëse interesat e vendit do të kërkonin një hap, ne padyshim do ta marrim në konsideratë dhe do të jenë forumet e partisë…

Nuk është se keni vija të kuqe për opozitën e sotme, nëse votat tuaja do të ishin vendimtare për formimin e qeverisë pas 25 prillit?
Asnjëherë nuk duhet thënë, jo vetëm për faktin që kurrë nuk duhet thënë kurrë, por nuk do të ishte edhe politikisht në rregull që të bënim përjashtime në këtë moment.

Si e gjykoni deklaratën e ambasadores amerikane lidhur me deputetin e forcës që ju sot jeni kryetar, Tom Doshin?
Ne respektojmë opinionet, edhe të ambasadores së SHBA, që është përfaqësuese e shtetit më të madh dhe mikut më të madh të Shqipërisë, por një shoqëri ndërtohet, bazohet në institucione, asnjëherë në opinione, asnjëherë në emocione, bazohet në institucione. Ne respektojmë edhe legjislacionin bazë, ku bazohet funksionimi i një partie politike, nuk i japim të drejtë vetes të ngremë struktura hetimore, nuk na e jep ligji këtë. Ne do të respektojmë cdo akt ligjor. Ka një praktikë, disa kushte që përcakton Kodi Zgjedhor, ne do të jemi shumë skrupuloz në vlerësimin e atyre kushteve dhe padyshim besoj në vlerësimin e institucioneve në Shqipëri. Ne me këtë nuk duam të themi se injorojmë opinionet, por gjithsesi jemi të prirur drejt qëndrimeve bazuar në ligj.

Ju po thoni se ligji nuk e ndalon dhe nuk do ta pengoni kandidimin si kryetar në detyrë?
Nuk e kam parë akoma….Dmth dua të shoh dokumentet që plotëson cdo kandidat pastaj të them, nëse do të jem unë ai që do të bëj vlerësimin. Do të ishte e parakohshme, të bëja cdo deklaratë tani.

Edhe diçka të fundit për pandeminë, mund të më jepeni një koment për numrin e vdekjeve?
Nuk jam i surprizuar nga situata aktuale. Cdo mbyllje që do të sillte një frymëmarrje më të plotë të spitaleve do i shërbente zgjidhjes së problemit.

PSD-ja tashmë është regjistruar me kryetar Ëngjëll Bejtja, pork jo gjë do të jetë e përkohshme. Vetë Tom Doshi tha një ditë më parë se kryetar i asaj partie është vetëm ai, dhe se kjo do të ndryshojë më 19 shkurt. Ai shtoi edhe se do të kandidojë në katër qarqe në zgjedhjet e 25 prillit.

(f.m/dosja.al)

Exit mobile version