Edhe pse me të ardhur pranvera të gjithë nxitojnë me mbjelljet e tyre, Prilli është muaji perfekt për mbjelljen e shumë luleve dhe perimeve… Për ti kujtuar vetes kënaqësinë dhe magjinë e natyrës në shtëpi, si në kopësht po ashtu dhe në ballkon, ky muaj është ideal, kështu që nisni nga puna!

 

 

Në www.megateksa.com shumëllojshmëria e farave që mund të përdorësh për kopshtin apo ballkonin tënd është e madhe. Janë plot 186 lloje të ndryshme farash nga të cilat mund të zgjedhësh. Ato variojnë që nga farat e luleve, frutave, perimeve e deri tek farërat cilësore për barin e kopshtit.

 

 

Por për të nisur me mbjelljen e farave, fillimisht na duhet dhè i pasur e cilësor (humus) si dhe nëse kemi dhè, na duhen ushqyes cilësorë për bimët e reja. Gjatë fazës së filizit dhe rritjes së parë, çdo bimë ka nevojë për më shumë ushqyerje se zakonisht.

 

 

Kështu do ta nisim hap pas hapi aventurën tonë të këndshme me natyrën. Farat fillimisht do ti mbjellim në vazo shumë të vogla (vazo për kubikë), deri sa filizi të jetë në gjendje të transportohet, të mbillet dhe të rritet në vazon e madhe apo në tokë. Mbush mini vazot me mjaftueshëm dhe, vendoseni farën pak nën sipërfaqe (sa të mbulohet) dhe prisni me durim shpërthimin e sythit të parë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ushqimi i humusit është i mjaftueshëm, prandaj nuk ka nevojë për ushqyes shtesë, por duhet të keni kujdes që të siguroheni që dheu në të cilin qëndron fara të jetë gjithmonë i njomë me ujë.

 

 

Mund të përdorësh etiketa të vogla prej bambuje për të shënuar bimët dhe për të mos ti ngatërruar ato.

 

 

 

Pasi bima është rritur mjaftueshëm dhe në gjykimin tuaj është aq e rritur sa të përballojë mbjelljen në një vend tjetër, ju duhet vetëm të hapni gropën (në varësi të madhësisë të bimës), të përdorni ushqyes, dhe të siguroheni që bima është e shtrënguar mirë në dhe. Menjëherë pas mbjelljes ujiteni bimën e re dhe kujdesuni shpesh për lagështinë në tokë.

 

 

 

Edhe pse në dukje punë e lehtë, përkujdesja për secilën bimë që ti mbjell duhet të jetë e personalizuar në bazë të kërkesave të veçanta që ka fara, dhe ndonjëherë është e pamundur të mbash mend kushtet e secilës bimë dhe mënyrën më të mirë të rritjes. Por mos u shqetëso! Ti mund të bisedosh LIVE me specialistët tanë të kopshtarisë dhe të shohësh në kohë reale produktet përmes Video Chatit sa herë që ke nevojë! Mjafton të klikosh në butonin e kuq në fund të faqes në të djathtë, ose të klikosh këtu për të filluar bisedën!