Aktualitet

“Koha që ujësjellësit përdoreshin si vende pune për krushq e militantë ka marrë fund”, Rama: Të menaxhojnë më mirë punën

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në shoqërinë e Ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Sorecas, ka marrë pjesë këtë të hënë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Kamzës.

Projekti është arritur në sajën e një iniciative të përbashkët mes qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane. Rama theksoi gjatë fjalës së tij, se këto investim janë një dëshmi e forcimit të partneritetit të tre shteteve.

Ai tha se koha që këto ndërmarrje shfrytëzohen si instrumente punësimi ka marrë fund. Rama nënvizoi se do të ishte mirë që ujësjellësit të mos jenë të copëtuara, por të bashkohen në një ndërmarrje të vetëm, në mënyrë që dhe menaxhimi i punës të ecë në drejtimin e duhur.

“Është një nisje e mirë e javës, këtu në Kamëz, ku siç e shihni jemi mbledhur një grup që përfaqëson të gjithë partnerët që ne kemi në këtë anë të botës, në Europë, BE-në, qeverinë e Gjermanisë dhe atë Zvicerane, në funksion të një funksioni madhor dhe jetim për Shqipërinë, që është furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë territorin, duke i dhënë fund përgjithmonë një historie jo vetëm tre dekadash të pluralizmit, por qindra vjeçar do të thosha sepse faktikisht asnjëherë në historinë e këtij vendi, furnizimi me ujë të pijshëm s’ka qenë i siguruar për qytetarët. Sot, faktikisht ne kemi mbi 100 kantiere në territor, ku punuar për sisteme të reja, për sisteme të integruara dhe një pjesë e konsiderueshme të tyre me partnerët e tanishëm.

Duke pasur parasysh që këto investime janë investime në sisteme të paprekura, nga vitet 70-ë 80-ë. Edhe në ato vite, furnizimi me ujë nuk mbulonin furnizimin me ujë 24 orë.

Është mirë ta kujtojmë gjithmonë, sepse është e mirëkuptueshme të thonë që akoma me ujin merremi ne në vitin 2021, por faktikisht, merremi sepse kjo është një punë që asnjëherë më parë nuk u nis, nga A-ja për të shkuar te ZH-ja.

Faktikisht shumë fonde në kohën e trazicionit u copëtuan në segmente interesash elektorale, duke mos arritur të investohet në një vizion, program të integruar.

Kemi humbur shumë nga këto fonde, për faktin që kemi lënë krejt sistemin e furnizimit të fragmentuar dhe të armotizueshëm shumë më shpejt seç mund të ndodhte normalisht.

Brenda këtij viti do të kemi ujë të pijshëm në një masë të madhe të qyteteve urbane shqiptare, sfida është që Tirana, Kamza dhe bashkitë që përbëjnë ato që janë monopolet e Shqipërisë, investimet janë më masive dhe do të nevojitet pak më shumë kohë. Dua të nënvizoj një fakt të rëndësishëm, sidomos mbështetja e qeverisë gjermane dhe ajo zvicerane, padyshim dhe e BE.

Janë kyçe jo vetëm në aspektin e fondeve, por edhe në aspektin e shoqërimit të këtij procesi në rritjen e kapacitete.

Këtë duhet ta themi shumë qartë e hapur që jemi tepër mbrapa, në një masë të madhe ndërmarrjet e ujësjellësve janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjet, si rezultat i shpërfilljes së nevojave për një ndërmarrjeje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të kualifikuar. Ka pasur progres në këtë drejtim, por të papërfillshëm. Këto ndërmarrje kanë qenë instrumente për të punësuar në shtet, krushq, kushërinj, militantë, e jo duke vlerësuar rëndësinë e ndërmarrjes.

Këto ndërmarrje kanë shumë borxhe. Nëse marrim tërësie e borxheve të ndërmarrjeve të ujësjellësve, sasia është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara të OSHEE, kur nisëm reformën. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu!

Ndërmarrjet ujësjellësi duhet të jenë me kapacitete të plota që e garantojnë këtë shërbim, në këtë aspekt, kemi shumë shembuj pozitive.

Kështu që besoj që një investim që arrin në total 125.6 milionë euro, është investim masiv që nuk mund ta meritojë, të mbetet në duart e paafta, në shtratin e mosindiferencës. Kjo gjë ka krijuar shumë kosto, si për financat dhe për qytetarët.

E fundit që dua të them sot, është që reforma e ujit, e cila në letër është shumë e qartë, ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk mund të jetë ndërmarrje që mbahet miell hua, e këtu kam parasysh buxhetin e shtetit. Taksapaguesit nuk kanë asnjë detyrim për të mbajtur me para një ujësjellës tjetër për shkak të mos menaxhimit. Duhet të kemi aksionerë që funksionojnë së bashku brenda një ndërmarrjeje.

Nuk kemi pse të kemi ujësjellësa të copëtuara, mund të bashkohet.

Kjo s’do të thotë që të mbyllen këto zyra, por do të thotë që ndërmarrja të bëhet kompani në dobi të qytetarëve.

Duke i falënderuar nga zemra për prezencën e tyre të tre përfaqësuesit e këtyre entiteteve të rëndësishme dhe duke nënvizuar se prania ime këtu sot, që zakonisht s’i kam qejf këto inaugurime, është për të forcuar këtë partneritet.

Dëshiroj t’i uroj të gjithëve punë të mbarë dhe besoj që me kushtet e reja të krijuara i gjithë ekipi i Kamzës do të jetë më i motivuar”, tha Rama.

n

Exit mobile version