Aktualitet

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Published

on

Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku dhe Erion Peti të arrestuar të shtunën nga policia janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme.

Policia arriti të sekuestroi prej 143 kg kokainë e ndarë në 200 pako, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejnerin me banane.

Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me mbishkrime përcaktuese si dhe fotografinë e trafikantit famëkeq Pablo Escobar. Në pakot e kokainës ishte shkruar  në spanjisht ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar).

Itinerari

40 ditë më parë  në fillim të muajit mars, ngarkesa është futur në kontejner dhe më pas është ngarkuar në anijen “MSC MIRRELLA” në portin Guayaquil në Ekuador.

Nga Ekuadori ngarkesa ka përfunduar ne portin e Panamasë të quajtur Rodman, ku është ngarkuar në anijen e transportit “MSC NAOMI” dhe është nisur drejt Italisë për të kaluar tranzit në portin e “GIOIA TAURO” në Kalabri.

Në këtë port, konteineri bashkë me anijen kanë qëndruar pak më shumë se një javë.

Më pas është nisur me anijen “Contiship” drejt portit të Pireut në Greqi dhe nga andej dje në mëngjes ka mbërritur në Shqipëri.

Në Greqi është nisur drejt Shqipërisë me anijen “Dance”. Pasi ka lënë ngarkesën në Durrës anija ka pasur destinacion final portin e Tivarit në Malin e Zi.

Exit mobile version