Connect with us

Aktualitet

A do të vazhdojë vaksinimi? Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin

Published

on

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me ‘AstraZeneca’ në vendin tonë.

News 24 raporton se në fund të mbledhjes Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca.

Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përkohësisht vaksinën, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.

Sot drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Imer Cook tha i bindur se nuk ka asnjë tregues se problemet e mpiksjes së gjakut tek personat e vaksinuar, janë shkaktuar nga dozat e ‘AstraZenecas’.

Teksa sqaroi se vendimi për përdorimin e ‘AstraZenecas’ do të jepet të enjtes, Cook u shpreh se janë duke vijuar hetimet për të parë nëse tromboza është një efekt anësor i vërtetë i vaksinës, apo është një rastësi.