Aktualitet

Komiteti Teknik merr VENDIMIN: Mbajtja e MASKAVE do bëhet ME DETYRIM

Published

on

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus. Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë. Ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten.

 

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt,” u shpreh Kuli.

 

Vendimi do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

Exit mobile version