Connect with us

Shendeti

Koronavirusi në Kosovë, 12 viktima dhe 777 raste të reja në 24 orët e fundit

Published

on

Vazhdon bilanci negativ i Covid në Kosovë ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 777 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101

Njoftimi i plotë i IKSHP-së:

566 TË SHËRUAR DHE 777 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 238 raste, Gjilan 67 raste, Gjakovë 61 raste, Ferizaj 50 raste, Mitrovicë 45 raste, Podujevë 41 raste, Prizren 41 raste, Pejë 28 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Lipjan 23 raste, Obiliq 23 raste, Kaçanik 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Malishevë 11 raste, Viti 10 raste, Rahovec 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 5 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Shtërpcë 1 rast.