Connect with us

Rajoni

Kosovë/Prokuoria zbardh ngjarjen e rëndë: Motra i mori jetën motrës me jastëk!

Published

on

Një ditë më parë në Fushë-Kosovë u gjend pa jetë një femër e moshës 33 vjeçare. Policia u njoftua nga fqinjët e saj të cilët dëshmuan se para se ajo të gjendej e pajetë në shtëpi ishin dëgjuar zënnka të forta. Por dëshmitarët kishin treguar edhe se në zërat e dëgjuar brenda ambienteve të banesës kishin qenë zëra grash. Policia dhe prokuroria menjëherë nisën punën për verifikimin e të gjitha të dhënave që lidheshin me ngjarjen e rëndë. Trupin e pajetë e dërguan në morg dhe nga autopsia doli edhe shkaku real i humbjes së jetës. Ata kanë dëshmuar se 33-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga asfiksia. Kështu prokuroria themeleore ka urdhëruar menjëherë ndalimin e motrës së viktimës. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka shfaqur probleme të mëdha përqendrimi e për pasojë prokuroria ka dalë në konkluzionin se ajo vuan nga çrregullimet e shëndetit mendor. Me të njëjtat probleme mësohet se ka qenë edhe viktima, ndërsa mediat vendase nuk kanë shkuar përtej deklaratës që ka lëshuar Prokuroria Themelore e Prishtinës!

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se 33-vjeçarja nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës, dyshohet se ka vdekur dje pasi mendohet se është mbytur nga e motra e saj me jastëk. Dy motrat, autorja dhe viktima dyshohet të kenë pasur probleme mendore. Viktima 33 vjeç dyshohet se është mbytur nga motra e saj, e cila u arrestua me urdhër të prokurorit të shtetit. Një ditë pas kësaj tragjedie, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për vrasjen e motrës, gjithashtu për të është propozuar edhe ekzaminimi psikiatrik. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se hetimet po udhëheqen në drejtim të vepres penale “vrasje e rëndë”!