
Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka kërkuar nga KQZ të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe të kalojë në filtrin e ligjit të dekriminalizimit të gjithë kandidatët e listave të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.
“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për 25 prillin për zgjedhjet në Shqipëri. Tani është në dorë të KQZ e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, për të verifikuar kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët”, shkruan Soreca