Aktualitet

Kreu i SPAK: ‘Patronazhisti’ u vonua se ata të “Lapsit.al” nuk na ndihmuan me të dhënat!

Published

on

 

“Janë mbi 40 kallëzime penale, që lidhen me krimet zgjedhore që po hetohen nga ne”! Kështu u shpreh kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja në një dalje publike me rastin e 108-vjetori të ditës së drejtësisë shqiptare. Teksa u ndalua tek puna e institucionit që ai drejton, ai veçoi dy momente të punës së tyre si shumë të rëndësishme në këtë periudhë; atë të hetimit të të gjitha kallëzimeve që janë kalsifikuar për hetim nga ana e SPAK dhe vijimin e hetimit për çështjen e vjedhjes së të dhënave. Për këtë të fundit Kraja është ankuar publikisht se kishte hasur në vështirësi për shkak se “Lapsi.al” nuk ia kishte dhënë informacionin se nga kishet dalë databaza. Ai tha se pavarësisht se media në fjalë nuk e kishte ndihmuar, hetimet do të mbylleshin brenda afateve: :Ka pasur një problematikë që nuk pranoi kompania të na japte të dhënat, por veprimet po vazhdojnë. Nuk do të ketë zvarritje, padiskutim do të zgjidhen brenda afateve ligjore që parashikon Kodi i Procedurës Penale për të gjitha rastet që ne kemi në hetim”.
Krimet zgjedhore
Përsa iu përket krimeve zgjedhore, kreu i SPAK u shpreh se janë 40 procedime penale, të cilat po ndiqen intensivisht, dhe nuk do të ketë zvarritje për hetimet.
“Është moment reflektimi për të gjithë për të garantuar se do të ketë ndëshkim për të gjitha ata që e kanë shkelur ligjin. Pavarësisht se çfrarë funksioni kanë apo çfarë problematikash kanë kryer. Të gjithë, padiskutim, në momentin që do të ketë prova dhe do të hetohen, padikustim që do të ketë, pa asnjë kufizim. Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kryesisht kanë ardhur nga partitë politike”.
Gjithashtu ai dha edhe një shifër që lidhet me numrin e kallëzimeve penale që po hetohen nga ana e tyre. Në një deklaratë të SPAK, të bërë publike tri ditë pas zgjedhjeve u bë me dije se në fakt SPAK kishte regjistruar 50 kallëzime, ku 33 ishin mbjatur për vijimin e hetimeve në prokurorinë e Posaçme dhe 13 të tjera ishin kthyer për verifikimi nëpër institucionet përcjellëse. “Janë mbi 40 çështje që po hetohen. Jemi duke e hetuar! Po kryejmë veprimet” tha ndër të tjera z.Kraja!

Exit mobile version