Politike

Kritikat për Agjencinë për median, Rama: Më jepni një argument dhe do ta shkrij. Në të kundërt duhet të kërkoni falje për alarmin!

Published

on

Kryeministri Edi Rama sot në konferencën me ambasadorin e BE Luigi Soreca, i ftoi gazetarët që e pyetën për Agjencinë për Median, të ulen e të diskutojnë se çfarë konkretisht është kjo agjenci.

“A e dini ju çfarë është Agjencia për median? Modestisht mendoj nuk e keni idenë për çfarë flisni. Jam i gatshëm që të 6 organizatat t’i pres personalisht, të ulemi me kamera pa kamera, me mikrofonë pa mikrofonë, si të doni ju dhe të kuptoni që është krejt e kundërta e asaj që thoni ju.

Është një agjenci për të garantuar transparencë maksimale në raport me ju. Pra, nëse pengoheni të merrni informacion zyrtar, ju t’i drejtoheni këtij mekanizmi dhe të thoni po na pengon institucioni filan. Për të tjerat jam i gatshëm të jap llogari kur të doni.

Keni një keqkuptim të madh që është për të ardhur keq. Mbushni botën me alarme falco, për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzistojnë. Pas takimit konsultues, nëse ju arrini në përfundimin se kjo agjenci duhet hequr do ta heq, ju jap fjalën se do ta bëj. Në të kundërt do i shkruani të gjithë njerëzve që keni alarmuar nga falni, por ishte alarm fals” u shpreh Rama.

Exit mobile version