Politike

Kryemadhi: Nuk ja jap votat Bashës nëse nuk pranohet plani i LSI.

Published

on

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë prerë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ja jep votat e partisë.

Sipas saj, plani me 5 pika i LSI-së është i panegociueshëm dhe kreu i PD nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me të, duhet ta pranojë.

 

Kryemadhi: Unë kam planin tim me 5 pika. Është i panegociueshëm. Nëse Basha nuk e pranon këtë planin tim me 5 pika nuk ja jap votat.

Pyetje: Çfarë do bëni ju? Do rrëzoni qeverinë e Bashës?

Kryemadhi: Çfarë? Jo, unë s’ja jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë. Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë. Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizimi i eekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë. Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve.

Plani me 5 pika i LSI

-Çdo fëmijë do ketë në llogarinë e tij 1000$ që kur lind deri në moshën 25 vjeç.

-1% e të ardhurave do t’i merren 200 kompanive VIP dhe do të shkojnë për arsimin.

-5% e shpenzimeve të çdo familje do të rimbursohet nga shteti.

-Investimet dhe punësimi i të rinjve

Exit mobile version