Connect with us

Aktualitet

Kryemadhi: Rama ia ka ‘lypur’ 7 herë Bashës nga dje deri sot! PD s’bën qeveri me LSI, nëse merr 71 mandate

Published

on

Nëse PD fiton e vetme 71 mandate, nuk do të ketë koalicion me LSI. Deklarata u bë nga Monika Kryemadhi, e cila tha se bashkëbisedon në telefon me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Duke komentuar një sinkron nga një takim i Bashës me simpatizantët e PD, një qytetar i tha që mos të bënte koalicion me LSI-në. Kryemadhi tha se këto gjëra ndodhnin shpesh në terren.

“Ç’më ka gjetur mua me ju. Jo më larg se para se të vija këtu, kam folur me Lulzim Bashën, jo çdo gjë bëhet publike. Aleancë jemi. Ka ikur show.Ky nuk është lapsus. Edhe mua më thonë.

Ti ke një kryeministër që nga dje dhe sot ia ka ‘lyp’ 7 herë Lulzim Bashës. Ai i thotë çdo qytetari që është në dilema. E di ti sa qytetarë kam unë që më thonë; ‘do votoj LSI por mos u bë bashkë me PD’.

Ndaj sot nuk është çështje flamuri. Avantazhi është se kë duan qytetarët. Sepse unë mund të jem Monika Kryemadhi, por mund të mos më duan.

Atë njerëzit e tregojnë me votë. Deri më sot kemi shprehur preferencat e lidërëve në parlament. Këtë herë do të përballemi nga i pari deri tek i fundit me elektoralit.

Ndaj këto zgjedhje kanë avantazh të madh, e kanë zhbërë propagandën e Ramës, që t’i steçonte të dyja PD dhe LSI. Sot janë 360 kandidatë që do të zgjidhen.

Edhe Basha po të ketë 71 mandate nuk bën koalicion me mua. Aleanca nuk eshte per karriget e ministrave. Aleanca eshte per te ndryshuar sistemin dhe per t’i dhene fund tranzicionit.

Ndryshimi këtu duhet të vijë. Nëse nuk ndryshojmë sistemin që garanton njerëzve punë, arsim, shkollë, status mësuesve.”, tha Kryemadhi.