Uncategorized

Kryemadhi urim të veçantë Metës për ditëlindjen: Dashuria e jetës sime, të dua si adoleshente!

Published

on

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i uron ditëlindjen bashkëshortit të saj, Presidentit Ilir Meta, me një foto dhe mesazh të veçantë.

Teksa publikon në rrjetet sociale një foto duke e puthur në ballë, Kryemadhi i drejtohet Metës me fjalët e ëmbla “unë të uroj ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura”.

Urimi i plotë:

Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent.

Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.

Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir.

Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht.

Exit mobile version