Opinion

Kryemadhi zbulon se si do të garojë opozita në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Published

on

E ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se ndarja në dy lista të përbashkëta nuk e dëmton opozitën.

Ajo tha se në disa qarqe opozita mund të përdorë formula të tjera. Po ashtu, Kryemadhi tha se LSI zgjodhi që të dalë në një listë të vetme për të marrë dhe votat e socialistëve të zhgënjyer.

“Që të jemi të sinqertë jam në kontakte të vazhdueshme me Lulzim Bashën. Drejtuesit e LSI në qarqe janë në kontakte të vazhdueshme me të deleguarit e PD. Duhet të rishikojmë pak stilistikën që përdorim për koalicionet. Është një koalicion që është opozita e bashkuar, që do t’i gjejmë emrin shumë shpejt dhe janë 1, 2 apo 3 lista janë detaj apo teknikalitete.  Janë kalkulime matematikorë që maksimizojnë votën. Sigurisht që LSI do të dalë me një listë më vete, do të ketë listën e LSI, që do të jetë e regjistruar në fletën e votimit. PD do të dalë me kandidatët e saj, të përfshirë dhe partitë e tjera. Por mund të ketë dhe disa ekuacione, konkurrencën e njëri-tjetrit. Është një lloj perceptimi që ndahen votat, janë dy gjëra të ndryshme. Nuk ka ndarje votash, sepse duke qenë një listë e hapur sepse është një koalicion i partisë politike. Klasa politike, media, analistët merremi e kalkulojmë sesa vota merr Edi Rama, por nuk merremi se sa kanë humbur me Edi Ramën. Kjo është ajo çfarë na intereson ne. Unë kam sondazhet e mia. Nuk mund të ec me sondazhet që bën Carlo Bollino, por e heq se ndoshta është institucion që ja jep Edi Rama. Sondazh që më nxjerr 2% dhe unë mora 14%. E njëjta kompani, më nxjerr 1 % dhe marr 14%. Hyrja në një listë PD-LSI bën që të gjithë socialistët e zhgënjyer të rrinë në shtëpi. Dalja e LSI më vete jo vetëm që u jep shansin e mundësinë shumë socialistëve të zhgënjyer për të dalë e votuar, por pjesën më të madhe të administratës publike që sot ndihet e frustuar, kujtoni 30 qershorin 2019. Ne parti e majtë jemi. Në një qeveri me Sali Berishën shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur të lirë, në një qeveri me Edi Ramën shqiptarët e kuptojnë shumë më mirë se kush e ndalonte atë në makutërinë që është sot. Edhe vetë Edi Rama e pranon që 1 në 2 votues të rinj voton LSI dhe 1 partitë e tjera, synojmë votat e grave të vajzave, votat e të rinjve që duan të rrinë, të kthehen në Shqipëri që të ndërtojnë jetën këtu”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Exit mobile version