Politike

Kryemadhi zbulon se si do të garojë opozita në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Published

on

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zbuluar se si do të garojë opozita në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryemadhi tha se LSI, PD dhe forcat e tjera politike të opozitës do të jenë në një koalicion të madh, por do të garojnë me lista të veçanta në mënyrë që të maksimalizohen votat dhe të fitohen zgjedhjet.

Kryemadhi tha se listat e veçanta janë një taktikë elektorale dhe llogari matematikore.

Jam në kontakte të vazhdueshme me zotin Basha, i gjithë ekipi i LSI që drejton punën nëpër qarqe janë në kontakt me drejtuesit politik të PD nëpër qarqe. Duhet të rishikojmë stilistikën që përdorim për koalicionet. Ka një koalicion, që është opozita e bashkuar. Pastaj janë një, dy apo tre lista, janë teknikalitete, kalkulime matematikore që maksimalizojnë votën në të gjithë qarqet. 

LSI do të ketë listën e vet, do të jetë e regjistruar në fletën e votimit. PD do të ketë listën e saj me kandidatë edhe të partive të tjera, por mund të kemi disa ekuacione të përbëra për të maksimizuar votat. Jemi në diskutime për disa qarqe, ku të kemi maksimizim të votës dhe për të nxitur konkurencën midis njëri tjetrit”, tha Kryemadhi.

Ajo sqaroi gjithashtu se dalja e LSI me një listë të veçantë, do të inkurajojë edhe socialistët e zhgënjyer t’i bashkohen kësaj partie dhe të dalin të votojnë.

Hyrja në një listë PD dhe LSI bën që të gjithë socialistët e zhgënjyer të rrinë në shtëpi, ndërsa dalja e LSI me listë më vete u jep shansin edhe socialistëve të zhgënjyer“, tha Kryemadhi. tpz.al

Exit mobile version